Stretching është një metodë stërvitjeje që konsiston në zgjatjen e musculatures! Praktikimi i vazhdueshëm i tij ndihmon në arritjen e një lëvizshmërie të mirë të gjymtyrëve. Shtriqja e muskujve rrit elasticitetin e këtyre të fundit dhe tendinave, me një përmirësim të përgjithshëm të aftësive lëvizëse. Është një formë e shkëlqyer parandalimi për kontraktimet muskulare, në disa raste redukton ndjesinë e lodhjes dhe mund të parandalojë traumat muskulare dhe të nyjeve.
Rregullat për të bërë Stretching në mënyrën e duhur
• Është e rëndësishme të dallojmë grupin muskular që duam të zgjasim, të gjejmë një pozicion të rehatshëm por të efektshëm që kur arrihet të mbahet për rreth 15-30 sekonda.
• Është shumë e rëndësishme që zgjatja të mos kalojë kufirin e dhimbjes.
• Para stretching, është e rëndësishme që muskuli të jetë i ngrohtë, prandaj është më e përshtatshme t’i dedikohemi stretching mbas stërvitjes, për të ndihmuar trupin të relaksohet mbas stresit të stërvitjes; por për të rritur efektshmërinë (sidomos të indeve lidhëse) duhet kryer stretching me muskuj të ftohtë.
• Duhet përdorur veshja e duhur e rehatshme, që të lejon të kryesh lëvizje të shumta, pa penguar frymëmarrjen.
• Një element tjetër i rëndësishëm është ambienti në të cilin stërvitemi: në stretching pothuajse gjithmonë ushtrime kryhen përtokë. Dyshemeja nuk duhet të jetë e ftohtë dhe mirë është të përdorni një tapet në mënyrë që sipërfaqja ku zgjatemi të jetë e rehatshme. Mos u krahasoni me të tjerët, secili prej nesh ka kufirin e tij të durimit të dhimbjes.