Nëse ende nuk e keni gjetur dhuratën për mësuesen apo edhe për nënat, sidomos për ato që, pavarësisht të gjitha punëve, ngarkesës së ditës dhe fëmijëve, gjejnë gjithmonë kohë për të lexuar, ja cilat janë dhuratat e minutës së fundit. Një libër që do t’u dhurojë kënaqësi e do t’i dërgojë në një botë tjetër, në të cilën, me siguri, do të gjejnë pak (ose shumë) veten.
Çfarë ju propozojmë?
Titulli: Dritë e zbehtë mbi kodra
Titulli në origjinal: A pale vieë of the hills
Autori: Kazuo Ishiguro
Përktheu: Gentiana Kasemi
Zhanri: Roman
Data e botimit: shkurt, 2021
Numri i faqeve: 228
Çmimi: 1000 lekë
Koleksioni: Nobelistë
Përshkrimi
“Dritë e zbehtë mbi kodra” (1982) është romani i parë i shkrimtarit nobelist Kazuo Ishiguro, fitues i çmimit Ëinifred Holtby, dhënë nga Shoqëria Mbretërore e Letërsisë.
Nga mjedisi i qetë dhe i huaj i shtëpisë së saj angleze, Etsuko, një grua japoneze që tashmë jeton vetëm, largon vështrimin nga e tashmja e dhembshme për të kërkuar gjetkë kuptimin dhe arsyen e jetës së saj. E angështuar nga vetëvrasja e vajzës së madhe, ajo kthehet pas me mendje deri në Nagasaki, menjëherë pas Luftës së Dytë Botërore, ku në shkretinë e të mbijetuarve, piqej e rritej shtatzënia e saj e trazuar. Ishte vera e miqësisë së saj të shkurtër dhe enigmatike me Sashikon, fqinjën e saj, dhe koha kur u njoh me të bijën e Sashikos, Marikon, një vogëlushe tejet të traumatizuar. Si një Madam Butterfly, Sashiko pret një dashuri, një nisje që nuk do të mbërrijë kurrë, teksa e bija zhytet në ankthin e kujtimeve tepër të vrazhda.
Përvojat jetësore të dy grave rendin paralelisht me njëra-tjetrën dhe shkrihen njësh, pa e kuptuar se ku mbaron njëra dhe ku fillon tjetra, përmes kujtesës, që s’mund t’i zësh besë, të Etsukos.
“Dritë e zbehtë mbi kodra” është cilësuar si një roman plot finesë mbi ndrydhjen e emocioneve dhe të ndjenjave, i lidhur ngushtë me rëndësinë e së shkuarës në kuptimin e së tashmes.
Mami, unë dhe mami
800 Lekë
Autori: MAYA ANGELOU
Kategoria: BOTIME LETRARE
ISBN: 978-9928-233-62-2
Pesha: 237 g
Numri faqeve: 178
Përshkrimi
Në këtë libër autobiografik, autorja e njohur rrëfen marrëdhënien më kuptimplotë të jetës së saj: atë me të ëmën. Për herë të parë, Angelou zbulon vështirësitë dhe gëzimet e të qenit bija e Vivian Baxter-it, një shpirt i paepur në një trup të vogël. Trup imcak, që maskon praninë gjithëpërfshirëse, por të munguar, të nënës gjatë fëmijërisë së shkrimtares. Kur martesa e saj filloi të shkërmoqej, Vivian Baxter-i i dërgoi dy fëmijët (djalin e madh dhe Maya-n trevjeçare) tek e vjehrra, në Arkansas. Ndjenja e braktisjes, pasojë e kësaj ndarjeje të dhimbshme, do ta shoqëronte gjatë Angelou-n. Dhjetë vjet më vonë, bashkimi i tyre do të shënonte pikënisjen e një historie të parrëfyer më parë. Sikur të mos mjaftonte ajo traumë e parë, jeta e saj do të karakterizohej nga një luhatje e atillë fatesh, sa të paktë do të ishin ata që do të kishin arritur të mbijetonin, e akoma më të rrallë ata që do të gjenin suksesin dhe famën ndërkombëtare. Në këtë rrëfim të fundit, të botuar vetëm një vit para se të ndërronte jetë, Angelou na paraqet një ndër marrëdhëniet më të gjalla, shpërblyese dhe të ndërlikuara të jetës së saj. Mami, unë dhe mami zbulon shërimin e plotë, të bazuar në dashuri, kohë dhe energji, por që në fund i dha autores forcën dhe kurajën për tu ngritur nga thellësi të pamata në lartësi të pamundura.
Ema
1000 Lekë
Autori: JANE AUSTEN
Kategoria: BOTIME LETRARE
ISBN: 978-9928-175-25-0
Pesha: 456 g
Numri faqeve: 464
Përshkrimi
Ema, romani i katërt, i botuar në 1816, nga Jane Austen, lavdërohet shpesh si kulmi i gjenisë së autores. Romani është një komedi romantike klasike, plot me mprehtësinë dhe ironinë që karakterizonte Jane Austen, një kombinim i përkryer i ndjenjave romantike dhe satirës. Ema Udhauz është e bukur, e pasur dhe inteligjente. Ajo është e kënaqur me jetën e saj dhe nuk e ndjen nevojën e dashurisë apo të martesës. Megjithatë, asgjë nuk e tërheq Emën më shumë se ndërhyrja në dashuritë e të tjerëve. Ema, e rritur me një respekt të lartë për vlerat e saj, është kaq e sigurt në bindjet e saj, sa që është e verbër ndaj opinioneve të të tjerëve. Historia është një komedi gabimesh, ku Ema duke u munduar të zgjidhë çështjen e martesës së një shoqeje e cila nuk gjendet në të njëjtin status social apo ekonomik si ajo vetë, në të vërtetë rrezikon të shkatërrojë mundësinë e vetme që të dyja kanë për të qenë të lumtura. Çiftet formohen nën shenjën e një Dashurie të trullosur nga iluzionet, ambiciet shoqërore dhe afërsitë e preferencave. Megjithëse Austen vetë e ka përshkruar Emën si një heroinë që askush përveç meje nuk do ta pëlqejë, ajo e veshi krijesën e saj me sharm të mjaftueshëm dhe me aftësinë për të mësuar nga gabimet e saj. Falë heroinës së saj tërheqëse, megjithëse jo të përkryer, dhe eksplorimit të hollë të lidhjeve, Ema shpesh konsiderohet si vepra më e mirë e Jane Austen-it. Që nga botimi i saj në fillimin e shekullit XIX, kjo kryevepër nuk ka dalë kurrë nga qarkullimi dhe ka frymëzuar me mijëra studime akademike, përsiatje dhe filma.
Muza e haresë
1200 Lekë
Autori: GOLIARDA SAPIENZA
Kategoria: BOTIME LETRARE
ISBN: 978-9928-228-08-6
Pesha: 600 g
Numri faqeve: 650
Përshkrimi
“Muza e haresë” është libri rebel dhe skandaloz i një shkrimtareje të jashtëzakonshme. Është një roman aventure, një autobiografi e trilluar. Është një roman formimi, por edhe erotik, politik dhe sentimental. Modesta është një grua siciliane, kocke fortë, me një gjallëri dhe pasion të pazakontë, thuajse imorale për rregullat e shoqërisë së asokohshme, tek e cila dëshirat epshore gërshetohen me zgjuarsinë. Ajo përshkon të gjitha tufanet historike dhe stuhitë sentimentale, e mbrojtur nga një hajmali e paepur e brendshme: muza e haresë. Modesta lind më 1 janar 1900 dhe qysh prej atij çasti veçse ndërton e formon vetveten, pjesë pas pjese, gabim pas gabimi, gëzim pas gëzimi. Ajo përjeton mbi kurrizin e vet të gjitha detyrimet e mundshme që i shtron jeta përpara, krejt shpërfillëse ndaj sjelljeve të kohës, ndaj gjykimit të njerëzve, ndaj zakoneve shoqërore, seksuale dhe fetare. Historia e saj është ajo e një shpirti dhe e një trupi, krejtësisht të pazgjidhshëm nga njëri-tjetri, që përshkojnë shekullin XX, me vullnetin dhe ndërgjegjen për të qenë vetvetja, plotësisht dhe me çdo kusht, pa iu ndrojtur vetmisë, pikëllimit, keqkuptimeve, luftës dhe dhunës. Kryefjala e jetës së saj është liria. Mosbindja është virtyti i saj më i lartë.
Mikesha
1000 Lekë
Autori: SIMONE DE BEAUVOIR
Kategoria: BOTIME LETRARE
ISBN: 978-9928-175-33-5
Pesha: 416 g
Numri faqeve: 444
Përshkrimi
Mikesha është romani i parë i Simone de Beauvoir-it, i botuar më 1943. Historia frymëzohet nga trekëndëshi dashuror i përbërë nga autorja, Jean-Paul Sartre dhe Olga Kosakieëicz. Ky është një nga ata librat e suksesshëm ku miti ka mbërritur më larg sesa rrëfimi në vetvete. i prezantuar shpesh si roman i shkruar për tu hakmarrë ndaj gruas që pothuajse shkatërroi lidhjen e hapur të Beauvoir-it me Sartre-in, hamendësohet se ai përmban vetëm pasion dhe seks. Në të vërtetë, libri paraqet një personazh kryesor të mbytur nga pikëpyetjet ekzistencialiste, që përpiqet të zbulojë kush është dhe ç'vend zë në këtë botë. Beauvoir-i shkruan në mënyrë fort shprehëse mbi natyrën njerëzore duke vënë gishtin në plagë falë përkujtimit të ndjenjave dhe mendimeve që mundohemi gjithmonë ti varrosim thellë brenda vetes.