Qëkur nisi pandemia, tutat nuk na janë ndarë nga përditshmëria, më së shumti prej reahtisë që ofrojnë dhe faktit që puna nga shtëpia ka favoret e veta.
Por sipas ekspertëve të modës, edhe kur kjo gjendje të mbarojë, tutat mund të kthehen në uniformën e re të punës.
Shumë kompani kanë nisur ta shohin si mundësi që të lejojnë punonjësit të vishen sa më rehat në zyra. Por edhe nëse kjo nuk ndodh, stilistët kanë gjetur mënyra që të krijojnë pantallona të lirshme që duken si serioze, por kanë të njëtin material si tutat dhe janë njësoj të rehatshme.
Fundja, nëse nuk tregoni gjë, askush s’ka pse ta dijë të vërtetën e veshjes suaj…