Burrat janë “gjuetarë nga natyra” dhe të pyesësh pse flirtojnë me çdokënd do të bënte që të vihej pak në dyshim natyra e tyre. Gjithsesi psikologja Veronica d’Aloi thotë se ka dy arsye pse burrat sillen ashtu. Në rastin e parë, ata mund të kenë qëllime serioze seksuale me personin tjetër, ndërsa në rastin e dytë flirtimi me gra të tjera mund ti ndihmojë për të rritur vetëbesimin.
Burra në krizë identiteti
Fillojmë nga rasti i parë, nëse partneri juaj është realisht i tërhequr seksualisht nga dikush, ai nuk do të flirtonte kurrë me të para syve tuaj. Nga ana tjetër, rasti i një burri që kërkon aprovim është akoma më i komplikuar. Sipas psikologes Veronica d’Aloi, burrat flirtojnë për të rritur vetëbesimin, pasi ata në kohën e sotme janë duke vuajtur një krizë pasigurie, e cila i ka vënë në dyshim fuqinë seksuale si dhe aftësinë joshëse të gjinisë së kundërt.
Syri nuk sheh, zemra nuk dhemb
Shpesh ata që duan të fitojnë siguri, flirtojnë para syve të partneres. Kjo pasi duke bërë atë veprim ata duan t’i dërgojnë mesazhe partneres në lidhje me gatishmërinë e grave të tjera ndaj tyre si dhe në lidhje me gatishmërinë e tyre në lidhje me gratë e tjera. Sigurisht që kjo është një sjellje e papjekur dhe në raste të tilla këshillohet që të injoroni çdo sjellje të partnerit dhe të vazhdoni bisedën. Në rastet kur sjellja bëhet e vazhduar dhe partneri e tepron ju këshillojmë të prisni një biletë vetëm vajtje për në Madagaskar. Nga aty mund t’i dërgoni një selfie ish-partnerit dhe t’i uroni gjithë të mirat atij dhe egos së tij delikate.
Nëse nga ana tjetër partneri juaj realisht është i tërhequr seksualisht nga dikush tjetër është e mira që të bëni një bisedë me të. Burrat shpesh herë nuk e gjejnë dhe tërheqjen edhe dashurinë në një vend, ndaj dhe këshillohet që çiftet ta diskutojnë shpesh atë që duan në shtrat. Provoni diçka të re, mbase do të mund t’ia hiqni mendjen nga vajza misterioze që e josh.