Ti ndan zemrën me të dashurin/ën tënd dhe në disa raste ndan shtratin, por përtej këtyre gjërave që ju bëjnë të lumtur kur i ndani me të, ekziston një zonë tjetër. Ajo e privatësisë, që ju përket vetëm ju dhe askujt tjetër. Ka një listë me gjëra që do të ishte më mirë t’i mbanit për vete.
Zakonet e tualetit
Ka çifte që nuk e kanë problem të ndajnë hapësirën e tualetit bashkë në të njëjtën kohë. Megjithatë mos lejoni kurrsesi të ndani një moment si ky
Jeta sociale
Të keni miqësi të përbashkët është interesante, por është e rëndësishme që secili të kalojë kohë me shokët/shoqet e tij/saj.
Antidjersa
Në asnjë rast të vetëm mos përdorni të njëjtën antidjersë. Shpirti yt binjak duhet ta dijë mirë këtë.
Furçat e dhëmbëve
Puthja me partnerin është normale dhe diçka e ëmbël kur jeni në lidhje. Por kjo nuk do të thotë që duhet të ndani edhe furçën e dhëmbëve me njëri-tjetrin. Kursejini vetes ca mikrobe. Dashurojeni partnerin por mos harroni të doni dhëmbët tuaj!