“Edhe pse kemi më shumë se gjashtë muaj bashkë, partneri im nuk do që të më prezantojë me fëmijët e tij”, kështu e nis rrëfimin një grua për “Dear Deidre”, tek “The Sun”.
“Ai është 60 vjeç dhe ka qenë i martuar për 30 vjet. Fëmijët e tij tani janë në të 20-at e tyre, por ai thotë se është shumë herët për ta që të më takojnë.
Ata e dinë për mua, por ai bën shaka duke u thënë se është personi “që nuk përmendet”.
E takova disa muaj pas divorcit, kështu që nuk kisha asnjë lidhje me ndarjen e tij, e cila është miqësore.
Unë jam 52 vjeç dhe përgjithësisht një grua shumë e pavarur dhe e sigurt, por kjo situatë po më bën të ndihem shumë e pasigurt.
E gjithë situata më bën të ndihem keq, di dhe të pyes veten nëse ia vlen koha që po i kushtoj atij.
A ka turp nga unë, apo thjesht po e zgjat situatën sa më shumë të mundet?”
“Dear Deidre” u përgjigj:
“Partneri juaj mund të ndihet në faj për ndarjen me nënën e fëmijëve të tij dhe për fillimin e një marrëdhënieje të re kaq shpejt.
Flisni me të dhe shpjegojini se jeni të shqetësuar se po humbisni kohën me një partner si ai. Ndoshta kjo do të jetë shkundja e fortë që i duhet”.