Bishtalecat janë futur fuqishëm në modë gjatë këtij viti, pasi që, stilet e flokëve, që për motiv kryesor kanë bishtalecat, kanë filluar të shihen kudo nëpër qilima të kuq e intervista të të famshmeve. Megjithatë, shumica e femrave mendojnë që krijimi i këtyre stileve të flokëve, pa pasur një stilist personal, është një gjë shumë e vështirë.
BISHTALECI MBI VESH
Ky stil flokëve, në të cilin bishtaleci kalon nëpër skajin e kafkës, mbi vesh, krijon një dukje të mrekullueshme. Femrat, të cilave iu shkon më së shumti një stil i tillë janë femrat me flok të zinj e të gjatë. E, për ta krijuar një stil të tillë flokësh, duhet t'i ndiqni pesë hapat e mëposhtëm.
Hapi 1: Ndani flokët në mes të vetullës dhe filloni ta krijoni një bishtalec me tri tufa flokësh.
Hapi 2: Vazhdojeni bishtalecin buzë veshit, duke i tërhequr flokët nga pjesa e epërme.
Hapi 3: Vazhdoni të shtoni pjesë flokësh në bishtalecin tuaj.
Hapi 4: Lëvizni mirë me duar, duke i mbledhur të gjithë flokët në bishtalec, për të mos lënë fije flokësh jashtë bishtalecit.
Hapi 5: Vazhdoni me krijimin e bishtalecit, derisa të shkoni në fund të fijeve të flokëve.