Frymëzimi për këto pyetje është marrë nga ‘Firefly Lane – The summer in which we learned to fly’, që është aktualisht ndër serialet më të ndjekur në Netflix. Ky serial ka aftësinë të tregojë nëse ka miqësi të vërtetë që i kalon vështirësitë dhe që na shoqëron gjatë gjithë jetës.
3 pyetjet vijojnë si më poshtë:
A jeni gjithmonë aty për njëra-tjetrën?
Shoqëria e vërtetë duket në momentin kur fizikisht dhe mendërisht jeni aty për njëra-tjetrën dhe nuk ka asgjë që e ndalon këtë.
I besoni verbërisht njëra-tjetrës?
Besimi është çështje shumë delikate dhe e rëndësishme. Keni çelësat e shtëpisë së njëra-tjetrës, shikoni pa frikë celularin e shoqes, apo keni foto të njëra-tjetrës ku dukeni shumë keq?
Dhe ai tregoni sekretet shoqe pa pasur siklet? Nëse po, jeni mike të vërteta.
E mbështesni njëra-tjetrën pa gjykuar?
Ndonjëherë frika më e madhe që na ndalon të jemi të sinqertë me shoqen e ngushtë, është frika nga gjykimi. Nëse ju nuk e ndjeni këtë dhe kurrë nuk keni pasur siklet të ndani dhe gjëra nga të cilat ju vjen turp me shoqen tuaj, atëherë keni një mike për jetë.