Është e pamundur të mësohet nëse dikush është i varur nga seksi, pa u këshilluar me një terapist, por ekzistojnë disa shenja paralajmëruese të cilat tregojnë se kur duhet të kërkoni ndihmë.
Ekspertët e shëndetit kanë ngritur alarmin se varësia ndaj seksit, mund të jetë shumë e rrezikshme. Ajo shprehet tek masturbimi i rregullt, seksi online, seksi me shumë partnerë, porno apo seksi me pagesë.
Është shumë e rëndësishme të kërkosh ndihmë, pasi mund të shkatërrojë marrëdhënien tuaj, karrierën apo edhe shëndetin mendor.
Më poshtë, ju listojmë tetë shenjat që paralajmërojnë se jeni të varur ndaj seksit:
Fantazitë seksuale dalin jashtë kontrollit.
Bëni sjellje të caktuara seksuale, që nuk i shijoni aspak dhe në fund ndjeni fajtor edhe të penduar.
Mastubimi – Nuk ka një përgjigje të saktë se kur po e teproni me masturbimin, por në momentin që ndikon në jetën tuaj, zilet e alarmit duhet të këmbojnë.
Keni tentuar, por dështuat të ulni urinë ndaj sjelljeve seksuale.
Përdorni seksin për t’u arratisur nga probleme si vetmia, depresioni, ankthi dhe stresi.
E vendosni veten në situata të rrezikshme – lidhje jashtëmartesore, seks i pambrojtur.
Eksitoheni nga seksi me të mitur, vetëm për të përmbushur fantazinë seksuale.
Keni vështirësi të krijoni dhe të mbani një marrëdhënie të shëndetshme.