Psikologët e kanë kuptuar arsyen pas këti veprimi.
Shpeshherë mund të iu ketë rastisur të vëreni veten, se në situata stresuese i prekni buzët me gisht tregues, ose ndoshta edhe me disa gishta përnjëherësh.
Kjo në fakt, nuk është ndonjë zakon i rastësishëm, por është një mekanizëm mbrojtës i trupit tuaj. Pse, mund të mendoni.
Epo në fakt është shumë e thjeshtë, kur ju prekni buzët, nervat e vendosur në sipërfaqe të buzëve stimulohen dhe aktivizojnë sistemin nervorë parasimpatik.
Dy prej funksioneve të shumta të sistemit nervorë parasimpatik (SNP) janë ndijimi shqisorë dhe qetësimi i trupit kur është në gjendje të trazuar.
Kur ju prekni buzët, SNP aktivizohet, duke ndihmuar që të qetësohet trupi.
Nëse nuk e bëni këtë veprim, mund të filloni ta bëni tash e tutje, sepse do të jetë shpëtimtari juaj në situata stresuese!