Ushtrimet vetanake në shtëpi apo në natyrë shpeshherë janë zgjedhje në krahasim me shkuarjen në fitnes dhe në palestër, derisa një numër i vogël i njerëzve përcaktohet për ilaçe, preparate të ndryshme. Për të shkrirë shtresat dhjamore duhet t'u përkushtoheni metodave kardio të ushtrimeve. Në këtë kategori bëjnë pjesë ecja, vrapimi, noti, ngasja e biçikletës, lundrimi, kërcimi me litar.
NDIQNI TË RRAHURAT E ZEMRËS DHE SHKRINI DHJAMIN!
Për ushtrime të duhura duhet të përcillni frekuencën e zemrës dhe të keni kujdes të mos jetë tepër e lartë, në mënyrë që trupi si derivat të shkrijë dhjamin. Më pas vraponi lehtë apo me biçikletë, sipas mundësive në natyrë.
ECJA - 300 KALORI NË ORË
Është ideale për fillestarët si hap i parë Është hap i mirë për personat me mbipeshë, të cilët lëndojnë nyjat Për fillim vraponi tri herë në javë nga 20-45 minuta.
VRAPIMI - 600 KALORI NË ORË
Për fillestarët sugjerohet vrapim tri herë në javë, nga 20-30 minuta NOTI - 750.
KALORI NË ORË
Uji shkrinë një numër të madh të kalorive, sidomos në stil të lirë. Sugjerohen tri, katër ushtrime në javë, nga 30-45 minuta.