Gënjeshtra të bardha dhe të padëmshme, sigurisht!
1. “Këto këpucët janë shumë të rehatshme”.
Këmbët tuaja ndoshta janë mbuluar nga kallot, por ju e keni më të lehtë të hidheni në zjarr, sesa të pranoni se këpucët tuaja po ju vrasin.
2. “Unë nuk i ndjek trendet”.
Ndërkohë që në Google: “Si ta përdorim shallin saten për bluzë”
3. “Unë jam akoma brenda buxhetit: Nuk do të shpenzoj për pazar muajin tjetër!”
Kjo duket ide e mirë derisa sheh në një dyqan “Céline”. Sigurisht, muajin tjetër nuk do të harxhoni më.
4. “Është Balmain!”
Po, patjetër është Balmain për H&M!
5. “Një cantë 5000$ është një investim”.
Ok sipas matematikës, nëse unë e mbaj çdo ditë këtë çantë për 3 vitet e ardhshëm do të jetë vetëm 4.56$ për veshje.
6. “Unë do të vesh shumë ngjyra këtë stinë”.
Ju do të përpiqeni të vishni ngjyra të ndezura dhe pastele për pranverë, por gjithsesi do të përfundoni tek e zeza sërish (me buzët të lyera të kuqe, nëse kjo llogaritet si ngjyrë).
7. “Sigurisht është një masë e madhe!”
Asnjë nuk mund ta dijë se ju keni anuluar ushtrimet pilates 3 herë në javë.
8. “Jam duke ardhur”.
Ju nuk i keni zgjedhur akoma aksesorët dhe nuk ka mundësi që ju të arrini në kohë. Por të qenurit vonë sipas modës është stili juaj.
9. “Nuk i mbaj aq gjatë”.
Në jetë është e nevojshme të kesh ushqim, ujë dhe… një çantë Chanel. Ah dhe çizmet Alexandër Wang!.
10. “Nuk kam asgjë për të veshur!”
Gënjeshtra klasike e vajzave të modës.