Çfarë kanë njerëzit tërheqës më shumë se të tjerët? Ngjisin kollaj! Janë optimistë, të ndjeshëm, dhe e kanë të thjeshtë të krijojnë marrëdhënie. E ndonëse në një masë të madhe optimizmi është diçka e lindur, ende mund të mësojmë ta shohim gotën gjysmë-plot! A i keni edhe ju të lindura këto 5 cilësi të njerëzve që i bëjnë të gjithë për vete?
Ata mendojnë shpejt-ndaj janë bashkëbisedues të shkëlqyer
Karizma- tërheqja e disa njerëzve që i bën të tjerët t’u përulen- është një prej cilësive të dukshme një njeriu joshës, dhe një studim i fundit tregon se karizma lidhet ngushtë me aftësinë për të menduar shpejt.
Ata thërrasin vetëbesim
Kur dikush ndihet mirë me atë çfarë është, e ka më të thjeshtë të marrë role drejtuese dhe të fitojë respektin e të tjerëve. Nuk do të thotë që duhet të marrësh qëndrim prej mendjemadhi apo arroganti, për të pasqyruar vetëbesim. Mjafton të mos e krahasosh veten me të tjerët, pasi nëse e bën, fillon të ndihesh më inferior dhe shpërqëndrohesh prej vetes tënde.
Ata janë gjithmonë vetvetja
Është autenticiteti i tyre dhe aftësia për t’i qëndruar vetes besnikë, ajo që i bën aq të lumtur. Një kërkim nga Universiteti i Pensilvanisë tregon se të qenit vetvetja, i ndihmon edhe të jenë të shëndetshëm! Nëse e ke të qartë se kush je dhe i qëndron vetes, ndihesh më i kënaqur me jetën dhe botën, çka përmirëson mirëqënien!
Ata flasin rrjedhshëm
Edhe nëse nuk e dinë se për çfarë po flasin, ata e nxjerrin veten tërë hijeshi në çdo bisedë. Folësit e mençur kanë aftësinë për t’i motivuar të tjerët dhe për t’u nxitur atyre ndjenja të mira, si besimi. Kjo është një aftësi që e kanë përgjithësisht presidentët, të cilët kanë gjithmonë përgjigjen e duhur të çdo pyetjeje, edhe sipas një studimi të Harvard-it.
Njerëzit tërheqës kanë humor
Nëse i bën të tjerët të qeshin, i bën ata të ndihen më mirë. Humori është një akullthyes i shkëlqyer, i cili gjithashtu tregon shumë zgjuarsi. Nëse ke një humor të mençur, do të thotë se ke aftësi të shumëfishta mendore. Autoironia është një tjetër virtyt që duhet vlerësuar!