Të qenit energjikë është e nevojshme për të kryer aktivitetet që mbushin ditën.
Por në rastin e njeriut, energjia nuk vjen me një të ndezur të çelësit.
Më poshtë ju sjellim disa mënyra se si mund ta shijoni një ditë me diell sipas “Healthline”:
-Drita e Diellit
Drita e diellit rregullon orën e brendshme të trupit dhe stimulon qelizat e trurit.
Hapni dritaren kur të zgjoheni dhe shijoni dritën që të jeni më vigjilentë gjatë ditës.
Studimet konfirmojnë se, nëse shijoni të paktën 30 minuta dritë natyrale në ditë do të jeni më energjikë.
-Mëngjesi me proteinë
Hani mëngjes të pastër me proteinë që t’ju mbajë ngopur për më gjatë.
Një mëngjes i tillë përfshin: bukë me drithëra të plota, banane, qumësht ose kos pa yndyrë, fruta pylli dhe arrorë.
-Pini Ujë
Nëse jeni të dehidratuar do të jeni të plogësht dhe pa energji.
Pini ujë vazhdimisht, por mos e pini me ngut sepse veshkat do ta filtrojnë menjëherë dhe do ta nxjerrin nga organizmi pa i dhënë mundësi trupit ta shfrytëzojë atë.
-Çajrat
Çajrat përmbajnë amino acide që rrisin ndjesinë e mirëqenies dhe vigjilencës.
Në ditë të plogështa, pini patjetër një çaj edhe nëse keni pirë një kafe dhe do të vëreni një energji më të plotë.
-Frutat dhe arrorët
Hani fruta të plota dhe arrorë. Mos pini lëngje të gazuara mes vakteve apo ëmbëlsira plot sheqer.
-Bëni një shëtitje
Një shëtitje 20 minutëshe pas drekës do t’ju gjallërojë, thonë ekspertët. Aktiviteti fizik i jep energji trurit ndonëse ju ngjall ndjesinë e përtacisë. Shëtitja dhe ecja çlirojnë hormonet e duhura për t’u ndjerë energjikë.