Analizoni me kujdes gjestet e partnerit tuaj për të kuptuar se çfarë qëllimesh ka me ju dhe çfarë do të tregojë me çdo gjest.
Takoheni me miqtë e tij – E njëjta gjë vlen edhe për familjen apo personat e tij më të afërt.
Ju qëndron afër fizikisht – Kontakti fizik, edhe kur duket si i pafajshëm, dërgon mesazhe verbale që ia vlejnë t’i kushtoni rëndësi.
Ju dëgjon – Një burrë që e do vërtet një femër, e dëgjon atë dhe mëson edhe detajet më të vogla të rrëfimeve të saj.
Ju buzëqesh pas puthjeve – Kur puthjet nuk janë vetëm kontakt fizik, por janë edhe përzierje ndjenjash e lumturie.
Kontaktoni – Dy njerëz që e shijojnë shoqërinë e njëri-tjetrit nuk kanë nevojë për një arsye për të biseduar me njëri-tjetrin. Thjesht kontaktojnë.
Do që të jetë me ju gjithmonë – Nuk ka rëndësi nëse shkoni për të bërë blerje, dilni për një kafe apo hani një darkë.
Ai pasqyron sjelljen tuaj – Pasqyrimi i veprimeve dhe i gjuhës së trupit bëhet një refleks që ndodh natyrshëm.
Ju bën dhurata – Nëse një burrë ju bën një dhuratë të veçantë që vetëm ju ia kuptoni domethënien, kjo është shenjë e qartë e dashurisë.
Ai bën kompromis – Kur lumturia e femrës për një mashkull, bëhet më e madhe se sa interesat e veta, ky është tregues i qartë i dashurisë pa kusht.
Do të bëjë gjëra për ty – Shpenzimi, qoftë edhe i kohës, për t’ju ndihmuar që ta lehtësoni jetën tuaj, është një veprim që nuk e bën një mashkull që nuk ju do.
Ju kërkon këshillë – Nëse një mashkull vlerëson mendimet tuaja, ju vlerëson edhe juve.
Ju bën të ndiheni e sigurt – Nëse një mashkull ju do, ai nuk do t’ju lërë kurrë në baltë.