Ndoshta vitin e kaluar i lamë pak mënjanë çantat, por tani është koha t`i rikthehemi. Bota këto muaj “emigroi” tek pjesa sportive, por tendencat e modës këtë sezon i kushtojnë më shumë vëmendje aksesorëve.
Me ngrohjen e motit, edhe veshjet bëhen më të gëzueshme, e çantat po ashtu. Ato me printe të forta mund të kombinohen mjaft bukur
Rikthehen çantat e mëdha, mundësisht prej lëkure të butë dhe mjaft praktike
Nëse të duhet diçka e rafinuar, padyshim janë gjithmonë çantat elegante të zeza dhe bezhë, por mos harroni që këtë pranverë kthehen shumë në modë ngjyrat e forta.
Përse të mos i zgjidhni edhe tek çantat!