Parfumi i ri i markës “Jola Hasimi” kushton 80 euro.
Jola Hasimi në një postim në Instagram ka njoftuar se ka dal versioni i ri i markës së parfumit “Shqipëria ime” dhe se kushton 80 euro.
“5 vite pas parfumit të parë ‘Shqipëria ime’ vjen versioni i ri i tij, vetëm në website zyrtar të markës”, ka shkruar Hasimi në Instagram.
Në uebfaqe çmimi i këtij parfumi për një paketim 50 mililitra është 80 euro.