Nguteni për në ndejë, shoqëria po ju pret, e ju i jeni qasur rregullimit në momentin e fundit. Kurrsesi nuk dëshironi të dilni nga shtëpia pa i ngjyrosur thonjtë. Ja disa këshilla të shkëlqyeshme që në mënyrë të shpejtë dhe të lehtë t'i thani thonjtë: Thonjtë e lyer gjithmonë dhurojnë një dukje të mirë dhe ndikojnë që edhe të ndiheni mirë dhe seksi.
Mirëpo, kohë për tharjen e thonjve nganjëherë nuk kemi.
Por, kemi zgjidhjen se si llaku në thonj të mos jetë problem. Në një enë hidhni pak ujë dhe disa kubëza akull. Aty mbani thonjtë e lyer deri të thahen.
Lyeni secilin thua me vaj ulliri apo luledielli dhe e lini për dhjetë minuta. Më pas i shpëlani me ujë të vakët. Llakun në thonj mund ta thani edhe me tharës të flokëve, por vetëm me të ftohtë.