10 shenja se je grua e tipit alfa

Life style

10 shenja se je grua e tipit alfa

Më: 31 mars 2021 Në ora: 15:21
Ilustrim

Ka shumë pak gjëra mahnitëse dhe të mrekullueshme si një grua e tipit alfa. Kuptimi i saj për veten dhe karakteri i saj i këndshëm por i fortë janë një mrekulli. Ndërsa të tjerëve mund t’ju mungojë guximi dhe drejtimi në jetë, gruaja e tipit alfa e di sakt se çfarë do, kush është dhe nuk zbrapset nga kjo.

Më poshtë janë 10 karakteristika të grave të këtilla:

1. Ti je në qendër të vëmendjes
Pavarësisht nëse të pëlqen ose jo, vëmendja është çdoherë mbi ty. Vetëbesimi yt e tërheq vëmendjen e të gjithë njerëzve përreth. Në punë, ndoshta të gjithë kërkojnë udhëzim nga ti për atë se si ta kryejnë një projekt të ri ose që t’i të marrësh udhëheqjen e një detyre të përbashkët. Në ngjarje shoqërore, ti je ajo që i argëton të gjithë. Ti e rrëmben vëmendjen e secilit dhe i mbërthen ata me energjinë, qëndrimin dhe fuqinë tënde sociale.

2. Ti jeton me një qëllim.
Nuk kalon asnjë ditë e ti të mos e dish se çfarë saktësisht pret nga ajo ditë. Ti jeton me një qëllim dhe ke objektiva të qarta për të gjitha aspektet e jets. Qëllimet fizike, mendore dhe shpirtëtore që ia cakton vetes janë më shumë se thjesht gjëra që do t’i arrish, ato janë arritje që të definojnë ty dhe për këtë arsye ti i bën ato me gjithë zemër. Ti këmbëngul pavarësisht rrethanave apo sfidave që vijnë përgjatë rrugëtimit të arritjes së këtyre qëllimeve. Ti e di se veç me shumë përpjekje mund të vazhdosh të jesh gruaja e fortë që je.

3. Ti nuk ke frikë nga të qenit e vetme

Lidhjet me dikë nuk të përkufiuojnë ty. Ti e di se për çfarë je e aftë të përmbushësh me ose pa dikë të jetën tënde. Në fakt, ndonjëherë ti je shumë më produktive kur je veten, kështu që vetmia ndonjëherë ështëë bekim i fshehur. Tani ti e ke gjithë kohën e botës për t’i lexuar gjithë ata libra që ke grumbulluar nën krevat, ose të takohesh me miqtë e vjetër.

4. Ti e kupton rëndësinë e baraspeshës
Ti e kupton se ke nevojë për baraspeshë në të gjitha aspektet e jetës tënde: fizik, mendor dhe shpirtëror. Ti je e përkushtuar ndaj të gjitha këtyre për ta përmirësuar veten dhe për të jetuar një jetë të përmbushur. Ti beson në diçka më të madhe se vetja jote për t’u ndier vërtetë e plotësuar. Ti e di se çfarë fut në trupin tënd, atë do të marrësh në kthim. Prandaj, ti kujdesesh për trupin tënd sikur të ishte ndonjë tempull i lashtë apo njëra nga shtatë mrekullitë e botës, që në fakt, edhe është. Ti nuk ndalon së zhvilluari veten intelektualisht. Asnjëherë. E dituria dhe urtësia jote për jetën është ajo që i intrigon më së shumti të tjerët, por më e rëndësishmja është se këto të nxisin të përballesh me jetën dhe guxim.

5. Ti e pranon ndryshimin

Përderisa shumica e njerëzve kanë frikë nga ndryshimi, gruaja e tipit alfa e mirëpret atë. Ti beson se nuk ka rritje pa ndryshim dhe nuk ka ndryshim pa flijim. Për ty, mundësia për zhvillim të vetes ia vlen shumë më tepër se frika nga flijimi i rehatisë dhe asaj që veçmë e njeh. Këtu është bukuria e vërtetë e një gruaje alfa, në aftësinë tënde për t’u përballur me jetën dhe për t’i pranuar mundësinë për ndryshim.

6. Ti di të duash
Përderisa shumica e njerzve mund të thonë se si një grua e tipit alfa ti je e vetmjaftueshme dhe nuk ke kapacitet për të dashuruar, kjo nuk mund të jetë më larg nga e pavërteta. Ata nuk e shohin se ti e kupton shumë mirë vlerën tënde dhe për këtë arsye e ruan shumë zemrën tënde deri sa t’i gjesh personat e duhur për t’i mbuluar me dashuri. E kur ta bësh këtë, dashuria jote është e pakusht, besnike dhe e vërtetë.

7. Shumë shpesh të keqkuptojnë
Shoqëria ka një nevojë të vazhdueshme për të të vënë në një kallëp dhe kjo nuk funksionon me ty. Ti nuk zbrapsesh nga mendimet e tua. Nuk heq dorë nga ajo në të cilën beson. Për shkak të vetëdijes së lartë për veten dhe vetëbesimit tënd, shpesh njerëzit të keqkuptojnë. Shoqëria nuk mund ta kuptojë se si një grua mund të jetë aq e guximshme, aq befasuese. As mos të të shkojë ndër mend të ndryshosh për t’iu përshtatur mendimit të dikujt për ty.

8. Ti ndërmerr rreziqe
Ti e beson thënien:”Anija është e sigurtë në breg, por anijet nuk janë bërë për këtë.” Për ty, nuk ka jetë pa rrezik! Atë që të tjerët e shohin si papjekuri, ti e sheh si mundësi për të dalë nga zona jote e rehatisë dhe për ta lënë guximin tënd të shndrisë.

9. Ti e di se nuk di
Urtësia jote dhe kërkimi i vazhdueshëm i diturisë të kanë mësuar se nuk i di të gjitha gjërat. Kjo nuk të lejo të bëhesh arrogante dhe e obsesionuar me veten. Mos e harro këtë asnjëherë. Çdoherë mund të mësosh diçka të re nga të tjerët. Kjo është shumë e rëndësishme për ta ruajtur baraspeshën në jetë.

10. TI asnjëherë nuk dorëzohesh
Kjo ndoshta është nga cilësitë tua më të mira. Fakti që ti e di se nuk ka përfunduar deri sa të korrësh fitore të plotë në atë që ke për qëllim. Kjo cilësi të bën të suksesshme dhe të dallon nga pjesa tjetër e shoqërisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat