Të gjithë mezi po presim verën jo vetëm për plazhin por dhe për eksperimentet që mund të bëjmë në ditët e ngrohta me flokë tonë. Këto pamje më poshtë të cilat variojnë nga vijat shumëngjyrëshe deri te kornizat mund të mbahen kudo që nga pushimet e deri në ditët e punës dhe do të jenë trendet e këtij viti:
Modeli bob: Nëse jeni duke kërkuar një prerje që të mbahet mend, kjo është ajo. Këtu janë dy arsye pse keni nevojë për këtë trend të flokëve në pranverën e 2021-it në jetën tuaj: tiparet tuaja më të mira dhe ju bën të dukeni e rregullt pa u munduar shmë.
Dy fijet e verdha për të kornizuar fytyrën: Nëse mendimi për të lyer të gjithë kokën tuaj bjonde platin ju streson, pse të mos lyeni vetëm dy dije? Të gjitha vajzat interesante në Instagram po e bëjnë atë.
Kapelja kovë: Zendaya kishte vendosur një kapelë kovë në kopertinën e shkurtit të GQ, është ajo që ne kemi parë dhe do shohim gjatë gjithë pranverës 2021!
Flokët me ngjyra: “është mëkat” nëse nuk i provoni sapo hapet koha flokët me ngjyra si bojëqielli rozë etj. Këtë vit ajo më e përhapura do të jetë lejlaja!
Bishti: Harrojeni bishtin klasik tashmë shumë llastiqe të vendosura në të do ta bëjnë të duekt akoma më bukur!


