Thuhet se dashuria e parë është e vështirë të harrohet, dhe si duket kjo po i ndodh edhe këtij 18-vjeçari që është rrëfyer për rubrikën “Dear deidre” të “The Sun”.
“Ish e dashura ime më ka thyer zemrën dy herë, por nuk mund të ndaloj së menduari për të.
Jam një djalë 18 vjeç dhe verën e kaluar e dashura ime e parë serioze, e cila është 19 vjeç, tha se donte që ne të bënimnjë pushim.
Por unë zbulova në Instagram se ajo i kishte sytë tek dikush tjetër, me të cilin u lidh.
Pastaj ato u ndanë dhe ajo më tha se donte që të rikthehej me mua në një lidhje dhe ta nisnim gjithçka edhe një herë nga e para.
Gjërat shkuan mirë për disa muaj, por pastaj mësova se ajo më tradhtoi përsëri. Kështu që, ish e dashura u rikthye sërish me djalin tjetër.
E di që ajo është sjellë keq me mua, por nuk mund të ndaloj së menduari për të, Tundohem shpesh edhe t’i dërgoj mesazhe. Miqtë dhe të afërmit e mi janë lodhur së dëgjuari për të dhe më kërkojnë që unë të vazhdoj përpara.”
“Dear Deidre” i përgjigjet kështu 18-vjeçarit:
“Të hedhësh pas krahëve dashurinë tënde të parë është gjithmonë e vështirë dhe ndoshta nuk e imagjinoni dot se mund të doni dikë tjetër, por meritoni shumë më mirë se kaq.
Prandaj duhet ta merrni në konsideratë idenë e të lëvizurit para pa të. Nëse ish e dashura juaj do të kishte dëshirë të qëndronte me ju, atëherë nuk do të kishte ikur asnjëherë”.