E dinit që ekzistojnë disa aroma që i bëjnë burrat të çmenden, pavarësisht se shijet ndryshojnë nga njëri tek tjetri?! Ka diçka tek aroma e frutave, që e bën atë më të dhënë pas jush. Që ta keni parasysh, në takimin e radhës përdorni një nga këto më poshtë.
1. Era e arrës së kokosit është njëra prej tyre. Jepini lëkurës suaj erën e ëmbël e mjaft të ngrënshme dhe efekti është i garantuar.
2. Po kështu edhe me aromën intriguese të qitros. Ka gjë më tërheqëse se një femër që vjen era freski?
3. Kush i rezistoi një keku me vanilje, që t’i rezistojë një gruaje të tillë. Partnerit do t’i lindë dëshira t’ju lëpijë e lëpijë në përjetësi.
4. E nëse kërkoni të kundërmoni era pastërti, përdorni një aromë të lehtë molle. Një grua që vjen era mollë është një grua që s’mund të rrish dot pa e kafshuar.