E zini veten duke flirtuar
Kjo mund të ndodhë sigurisht në mënyrë edhe të pavullnetshme, por a ju ka ndodhur ndonjëherë ta zini vetën duke flirtuar me dikë? Ky është një rast i mirfilltë i tradhëtisë psikologjike.
Keni një marrdhënie virtuale me dikë tjetër
Çfarë jua garanton se nëse kjo marrëdhënie nuk do të ishte virtuale nuk do të egzistonte? Nëse keni një raport qoftë edhe virtual me dikë nuk mund ta kosideroni si diçka pa rëndësi.
Keni një mik të fshehtë
Nëse keni një mik të zakonshëm apo një mik të ngushtë nuk keni pse të mos ja tregoni partnerit tuaj. Nëse bëhet fjalë për një mik sekret këtu situata ndryshon. Mos ka diçka më shumë në këtë marrdhënie?
Gënjen për financat
Cila mund të jetë asyeja e të gënjyerit për paratë në një lidhje? Edhe kjo është një formë tradhtie e butë.
Ankohesh për të diku tjetër
Përgjithësish femrat kanë tendencën për të biseduar me njëra- tjetrën për partnerin e tyre. Shpesh ato ndajnë në mikeshat mendime rreth partnerit të cilat nuk ja kanë treguar akoma as atij vetë.
Përjeton fantazi seksuale me njerëz të tjerë
Megjithëse fantazi, fantazitë seksuale erotike me partnerë të tjerë janë një formë tradhëtie. Do të guxonit t’ja thonit atij se çfarë po fantazonit?