Stresi është shkaku kryesor i çrregullimeve në trurin e njeriut bashkëkohor, e jo thjeshtë pengesë sipërfaqësore. Dhe, jo thjeshtë pengesë sipërfaqësore.
Ajo reflektohet me nervozizëm, ndjeshmëri me problem në kujtesë, dhembje koke e lodhje.
Çrregullimet në tru janë pasojë e përjetimeve të shpeshta emocionale, të frikës, të ndjenjës së kërcënimit, mbingarkesës, tensioneve të vazhdueshme psikike.
Pasiguria, konfliktet dhe faktorë të tjerë të shumtë janë hapa drejt një jete stresuese.
Dhe, e gjithë kjo shkakton dëmtime të thella funksionale dhe strukturore në tru.
Për këtë arsye, stresi është i lidhur me 70-90% të sëmundjeve bashkëkohore.
Sipas ekspertëve, me më së 70% të simptomave psikomatike vijnë nga stresi.
Thelbi i reagimit ndaj stresit është fakti se nxitet në tru e pastaj, përmes nervave dhe hormoneve, menjëherë përhapet në tërë trupin.
Mendjen dhe trupin i përgatitë për konflikt, ikje apo për një pritje të tensionuar.