Kemi vënë re prej shumë kohësh që shumë stiliste kanë filluar të dizenjojnë veshje meshkujsh që nuk janë vetëm për ta, por mund të vishen nga zonja e zonjusha dhe të kenë krejt feminilitetin dhe sharmin e një gruaje.
Emrat për të cilat e kemi fjalën janë: Grace Wales Bonner, Priya Ahluwalia, Emily Adams Bode dhe Bianca Saunders.
Megjithëse jo shumë të njohura, ato po revolucionalizojnë modën dhe mënyrën si i shohim veshjet e burrave. Duke nisur nga pantallonat me prerje të drejtë, tek xhaketat serioze e palltot, kush e mendonte se do dukeshin kaq bukur tek një vajzë?
Disa nga sugjerimet e këtyre stilisteve i ka sjellë për të gjithë ‘Harper Bazaar’.

