Ju e dini që xheli i silicës (pakot që gjenden brenda kutive të këpucëve, çantave, produkteve elektronike etj.) nuk duhet të hahen, por s’keni pse t'i hidhni. Xheli i silicës është mjaft i dobishëm sepse ka veti tharëse.
Paketimet me këtë produkt janë shumë efikase dhe me më pak kosto për kompanitë në mënyrë që të mbrojnë produktet nga ambienti i lagësht.
Ja disa përdorime:
1. Vendosni telefonin nëse është dëmtuar nga uji.
2. Vendosni briskun për të hequr lagështirën dhe për të zgjatur më shumë.
3. Mbani më të freskët çantën e palestrës.
4. Vendosini mes dosjeve ose fotografive që të mos dëmtohen nga ambienti me lagështi.
5. Mbroni pajisjet elektronike.
6. Vendosini në kutitë e ushqimeve të kafshëve për t’i mbajtur më të freskëta.
7. Vendosini mes rafteve të librave që të mos shmangni aromën e ambienteve të lagështa.
8. Nëse keni suplemente dhe doni që t’i ruani në ambient të thatë, vendosni pakot me xhel silice.
9. Mbroni bizhuteritë.