Një grua është tronditur kur vëllai i ka thënë se foshnja e saj e porsalindur nuk do ftohet në dasmën e tij.
Ajo ka shkruar në rrjetet sociale se dasma e të vëllait ishte anuluar dy herë nga kufizimet e koronavirusit.
Tani është planifikuar që dasma të bëhet në muajin Gusht dhe nipi i porsa ardhur në jetë i dhëndrit nuk do pranohet.
Në një lidhje në Zoom kur vëllai i tha që foshnja e saj nuk është ftuar, motra nuk arrinte ta kuptonte.
“Nëna ime u përpoq që të fliste me nusen e vëllait që fëmija është i porsalindur dhe nuk mund të ndahet nga unë dhe nuk mund të përjashtohet nga dasma, por ajo nuk e kuptonte këtë gjë. Vëllai im dukej i zënë ngushtë, por kunata tha se foshnja do të ishte në qendër të vëmendje nga të ftuarit në dasmë, hallat, kushërinjtë etj”, u shpreh gruaja.
Pasi ajo ra dakort me planet e tyre të reja dhe i thotë se do vijë së bashku me burrin saj, vëllai lëshoi bombën e dytë. Ai e njofton se burri i saj nuk ishte i ftuar.
“Ata nuk e kanë ftuar se nuk do të shkaktojë shpërqendrim, jam aq e mërzitur dhe po dhemb. Ne nuk kemi pasur kurrë probleme me njëri-tjetrin apo histori të pakëndshme”, është shprehur gruaja.