Të zgjedhësh ngjyrën e duhur të flokëve, është një problemat më të vështira me të cilat përballemi të gjitha. Nëse keni dyshime dhe s'po vendosni për ngjyrën e radhës, na lini t'ju themi se edhe këtu ju ndihmon horoskopi. Ka një lidhje mes shenjës suaj dhe look-ut që meritoni të keni!
Dashi- Karrotë
E kuqja në fakt është ngjyra e duhur për një shenjë zjarri si Dashi, por për këtë sezon do t'ju sugjeronim karrotën. Falë Beth Harmon tek "The Queen's Gambit" kjo nuanca ka qenë një nga më të famshmet dhe më të kërkuarit e këtij viti.
Demi- Flokët e zinj
Demët kërkojnë siguri prandaj një ngjyrë e zezë flokësh është zgjedhja perfekte.
Binjakët- Mos hiqni dorë nga fijet
Binjakët njihen për dualitetin që i karakterizon dhe anët e ndryshme të personalitetit. Fijet janë dinamike dhe një mënyrë e thjeshtë për të luajtur me kontrastin.
Gaforre- Kanellë e hapur
Një Gaforre është sa e ndjeshme aq edhe e hapur në imagjinatë, prandaj kjo ngjyrë flokësh i përshtatet më shumë se çdo gjë tjetër. Eshtë e thjeshtë, por e ngrohtë dhe të lejon të qëndrosh pranë natyrales.
Luani- Fijet para balukeve
Nëse ka një shenjë që është bërë për këtë trend flokësh, është Luani dora vetë. Tiparet dalin më shumë në pah dhe keni gjithë vëmendjen që doni.
Virgjëresha- Fije natyrale
Mund të jeni modeste dhe pak të turpshme, por kjo s'do të thotë që ngjyra juaj e flokëve të mos marrë vëmendjen që meriton. Ty të duhen disa fije "pushimesh" që ngjajnë me flokët e prekura nga dielli në mënyrë natyrale. Diçka e thjeshtë për të ndryshuar pamje.
Peshorja- Rozë!
Një Peshore është e dhënë pas trendeve, stilit dhe gjërave të bukura. Të gjithë e duan pranë, prandaj një flokë ngjyrë rozë do ta bënte edhe më të adhuruar.
Akrepi- Bjonde platin
Një Akrepi i duhet një ngjyrë flokësh që të jetë e sofistikuar dhe e fuqishme, njësoj si personaliteti i tyre. Një bjonde platin e mëndafshtë do të ishte perfekte për look-un tuaj chic.
Shigjetari- Kafe me tone të lehta lejlaje
Optimistë dhe shpirtra të lirë, Shigjerarët kanë nevojë për gjëra që i frymëzojnë. Një ngjyrë e tillë do t'ju zgjonte sa herë të shiheshit në pasqyrë.
Bricjapi- Bjonde me nuanca në ngjyrë mjalti
Ngjyrat e ngrohta janë perfekte për një vajzë Bricjap. Eshtë praktike, lehtësisht e menaxhueshme edhe në ditë të keqe flokësh dhe ju shkon për shtat me karakterin.
Ujori- Blu e akullt
Jeni gjithçka veçse të mërzitshëm. Ju duhet një ngjyrë që reflekton energji dhe çfarë më mirë se blu e akullt? Mund t'i mbani dhe vetëm dy ditë, por mos ngurroni ta provoni.
Peshqit- Fije
Bëni mirë të luani me teknika të nfryshme fijesh, por qëndroni tek ngjyrat e ngrohta.