Simboli i saj është zemra, por dashuria në fakt vjen nga truri. Këtë thonë shkencëtarët amerikanë në njërin prej studimeve më interesante të realizuara ndonjëherë mbi dashurinë.
Ekspertët analizuan reagimin e trurit të personave të dashuruar. Truri i tyre reagonte menjëherë kur i paraqitej fotoja e personit të dashur, duke prodhuar përgjigje emocionale. Sipas njërit prej autorëve të studimit, Arthur Aron, dashuria intensive dhe pasionante, e aktivizon sistemin cerebral njësoj si droga.
Ai thotë se nëse ke “flutura në stomak” kur je në shoqërinë e dikujt që simpatizon, është truri y tai që po punon. Aron mendon se shkenca mund të ndihmojë në gjetjen e dashurisë dhe solli rastin e një burri dhe një gruaje që i ftoi në laboratorin e tij.
Ata nuk njiheshin me njëri-tjetrin. Dy të huajt iu përgjigjën me sinqeritet 36 pyetjeve të bëra, qëndruan në heshtje duke u parë në sy për katër minuta, dhe pas 6 muajsh, u martuan.