Ditët e vrenjtura nuk do të zgjasin përgjithmonë, kështu që bëni mirë të përgatiteni për diellin dhe plazhin në vazhdim. Keni menduar me çfarë rroba banjosh do e inaguroni jugun për këtë vit? Nëse jo, na lini t'ju prezantojmë me trendet më të famshme të kësaj vere.
1. Kthehuni tek klasiket
Në valixhen e pushimeve s'duhet të mungojnë 1 ose 2 palë rroba banje trup të thjeshta. Nga ai model që s'vdes dhe s'të tradhton kurrë. Mjafton vetëm të gjeni një palë që ju përshtaten.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/22/auto_0991619087477.jpg)
2. Baziket janë gjithashtu të preferuara
Opsion i mirë për të gjithë llojet e trupave. Duhet vetëm të zgjidhni ngjyrën që ju përshtatet.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/22/auto_0981619087480.jpg)
3. Prerjet klasike dhe vintage nuk dalin kurrë nga moda
Nëse baziket s'bëjnë për ju, shkoni drejt modeleve vintage.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/22/auto_0971619087484.jpg)
4. Frymëzohuni nga vitet '80-të!
Nëse doni t'ju duken format në mënyrën më seksi të mundshme, kjo është ç'duhet të provoni.
![Image](/media/botasot.info/images/2021/April/22/auto_0961619087491.jpg)