Të ngrenë dorën ata që kanë fituar kile gjatë muajve të karantinës? Mos e vrisni shumë mendjen se nuk jeni të vetmit, ama nëse keni ndërmend të bëni plazh e të dukeni bukur në fotot që do bëni do ishte mirë të nisni të kontrolloni pak ushqimin dhe të nisni ushtrimet.
Si fillimi kini parasysh që të kini kujdes me qëndrimin. Edhe nëse nuk keni probleme aq të mëdha me dhjamin në zonën e barkut nëse nuk qëndroni drejt do duket sikur jeni akoma më keq.
Le të zhdukim një mit! Megjithëse ka opsione në treg për ushtrime ose makineri që premtojnë hollimin e belit, ose kofshëve e të ngrejnë vithet, kjo nuk është e mundur. Në fakt, kur trupi ynë “djeg dhjamin” e bën në mënyrë të njëjtë në të gjithë trupin dhe jo vetëm në pika të caktuara. Sidoqoftë, ato pika kritike, ku indet dhjamore grumbullohen, siç janë barku ose ijet, janë gjithashtu ato zona ku humbja e peshës është më e dukshme, duke ju bërë të dukeni më të dobët.
Një nga ushtrimet më të mira për të holluar barkun është ushtrimi i dedikuar për të duke filluar nga muskujt e barkut klasikë me duart pas koke, këmbët e ngritura dhe uljet e ngritjet e pjesës së sipërme të trupit. Por ky ushtrim duhet bërë mirë, pasi ndryshe nuk ka efekt. Online ka shumë opsione që e tregojnë si duhet realizuar me detaje.
Plank-u i tmerrshëm është gjithashtu një ndihmë e madhe nëse ke qëllim të heqësh barkun. Arsyen tashmë e dini, sforcimi që i bën muskujve ai ushtrim djeg kalori, ama duhet të përpiqeni të arrini 1 minutshin, sigurisht duke e nisur me 30 sekonda e duke e rritur. Plank duhet bërë çdo ditë.