Dizajneri izraelit, Alber Elbaz, i cili ka punuar për disa nga shtëpitë më të njohura të modës në Francë, ka vdekur në Paris, në moshën 59-vjeçare.
Elbaz ishte drejtor artistik në “Lanvin” që nga viti 2001 ku ishte i caktuar për rinovimin e brendit, deri në vitin 2015 kur ishte pushuar nga puna.
Si pasojë e kësaj, ai kishte krijuar kompaninë e tij të quajtur “AZ Factory”.
Ndërkohë, aktoret e famshme Natalie Portman e Meryl Streep ishin në mesin e yjeve që janë veshur vazhdimisht nga krijimet unike të dizajnerit tashmë të ndjerë.
Partneri i tij i biznesit, Johann Rupert ka bërë të ditur se Elbaz ka vdekur si pasojë e COVID-19.