#1 - Implantet nuk zgjasin përgjithmonë
Jetëgjatësia e garantuar e implaneteve ndryshon nga lloji dhe prodhuesi. Një studim i FDA i vitit 2011 zbuloi se një në pesë pacientë kishte nevojë për një procedurë rishikimi me vlerësim 10-vjeçar.
#2 - Kuptoni çfarë mund dhe NUK mund të realizohet
Kirurgjia e gjoksit e bën atë më të madh dhe të plotë, por nuk ka aftësinë të ndryshojë formën. Një kirurg i mirë mund të trajtojë lloje të vogla të asimetrisë. Pas shumë shtatzënive, luhatjeve në peshë etj, një model tjetër rimodelimi është edhe ngritja e gjoksit (lift).
#3 - Opsionet kanë ndryshuar
Jo të gjithë implantet e gjoksit janë të njëjta. Aktualisht, ka dy lloje kryesore të implanteve: Saline dhe xhel silikon. Bëni kërkimet e duhura me mjekun për të kuptuar cilin lloj implanti do të zgjidhni ju.
#4 - Preferencat estetike kanë ndryshuar gjithashtu
Preferencat mbeten personale, por shumica e grave nuk duan më një gjoks gjigant si rezultat. Kirurgët shpesh thonë: "Masa B është C-ja e re".
#5 - Si gjithçka tjetër, implantet kanë rreziqet e tyre, prandaj bëni kërkimet
Implantet e gjirit janë aprovuar nga FDA prej gati 50 vitesh, por sidoqoftë mund të ketë hapësirë për rreziqe. Bëni kërkimet tuaja dhe një konsultë të detajuar me mjekun. Për më tepër, sigurohuni që ky i fundit të jetë një profesionist dhe ekspert i fushës.
#6 - Përgatituni për kohën post-operim
Rimëkëmbja pas operacionit kërkon kohë. Ditët e para do t'ju duhet dikush me vete për t'u kujdesur për ju, duke ju ndihmuar të futeni dhe të dilni nga shtrati. Ditën e 4-5 mund të punoni në kompjuter nga shtëpia, por do t'ju duhet të merrni pushime të gjata mes punës. Nëse mendoni se kjo është kohë e mirë për të mbajtur dietë, e keni gabim: Trupi ka nevojë për kalori shtesë për të furnizuar shërimin e tij.
#7 - Kostoja
Një operim i tillë nuk kushton pak, prandaj duhet ta merrni parasysh edhe këtë fakt.