Mendoni se konsumimi i kafesë nuk është shprehi e shëndetshme? Mendoni edhe një herë sepse ekzistojnë shumë dobi që sjell me vete kafeja Jeni më shumë aktivë - Kur kafeina futet në gjakrrjedhjen tuaj, ndikon si derivat. Po ashtu shton nivelin e adrenalinës në trupin tuaj.
Shumë ekspertë sugjerojnë ta pini një kafe një orë para se të shkoni në palestër. Më pak rrezik për shëndetin
- Në bazë të disa studimeve, adhuruesit e kafesë më pak rrezikohen nga diabeti, tipi 2. Është vërtetuar po ashtu se diabetikët do të jetojnë më gjatë nëse e konsumojnë kafenë. Kafeja ndikon edhe kundër sëmundjeve kardiovaskulare. Punë më të mirë dhe më të shpejtë të trurit - Kafeina në kafe e bllokon adenozinën në tru. Kjo është arsyeja pse adhuruesit e kafesë kanë më shumë energji.
Truri i tyre punën më shpejt dhe më mirë, sepse kafeja përmirëson kohën e reaksionit dhe në përgjithësi funksionet kognitive. Depresioni nuk ju rrezikon - Në bazë të hulumtimeve në Harvard, konsumimi i disa gotave me kafe mund ta zvogëlojë rrezikun nga vetëvrasjet te meshkujt dhe të femrat për rreth 50 për qind. Konsumimi i kafesë ruan disponimin, pra për 10 për qind më pak rrezikoheni nga depresioni.