Kur njerëzit diskriminohen pse janë beqarë: Çfarë është singlism-i dhe ç'duhet të dini!

Life style

Kur njerëzit diskriminohen pse janë beqarë: Çfarë është singlism-i dhe ç'duhet të dini!

Më: 2 maj 2021 Në ora: 08:13
Foto ilustrim

Mosss, një tjetër fjalë e sajuar nga Millennials për ankesën e radhës? Në fakt, jo. "Singlism" u krijua si term nga një një psikologe sociale e trajnuar në Harvard, Bella DePaulo, Ph.D dhe kushdo që është single ose ka miq beqarë, duhet të jetë në dijeni për të.

Çfarë do të thotë:

Sipas DePaulos, “Singlism-i është stigmatizimi i të rriturve që janë beqarë. Ai përfshin stereotipizimin negativ të beqarëve dhe diskriminimin ndaj tyre. ” Një shembull bazik dhe pak i rëndomtë: Njerëzit e martuar nuk janë domosdoshmërisht më të lumtur sesa beqarët.

Këmbëngulja e pandërprerë me të cilën mund të përpiqeni duke ngushëlluar një shok, me: "Mos u mërzit se dhe ti do takosh dikë shumë shpejt", për shembull, mund të jetë një fjali jo gjithmonë me vend dhe ndoshta, të takojë dikë as nuk është përparësia e atij personi në atë moment.

Atëherë?

Ju duhet të jeni të vetëdijshëm për stigmën sociale dhe të mos harroni se të qenit single, në një lidhje apo të martuar - nuk përcakton se si/cili është një person.

Shumë psikologë dhe ekspertë të tjerë të fushës, shpesh thonë se fjala "singlism" është analoge me terma si racizmi apo seksizmi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat