Ka shumë gjasa që gjithsecili prej nesh në një moment të caktuar të ndiejë sikur nuk po i mjafton ajri teksa ndodhet në punë.
Ky fakt shkaktohet më se shumti nga stresi që lind, rritet dhe zhvillohet në një ambient pune. Stresi në vendin e punës:
A jeni duke punuar më shumë orë sesa jeni kontraktuar?
A ndiheni nën presion për të qëndruar deri vonë për të përmbushur afatet e ngjeshura?
A po punoni deri vonë çdo javë?
A është e vështirë për të punuar me kolegët tuaj?
A ju duket i vështirë komunikimi me shefin tuaj?
A e konsideroni negative dhe demoralizuese atmosferën në vendin tuaj të punës?
Në qoftë se do t’i përgjigjeshit këtyre pyetjeve, atëherë ka shumë mundësi, që vendi juaj i punës është shkaktar i stresit që ndieni. Duhet pasur parasysh që nivelet e stresit tuaj duhen mbajtur nën kontroll me qëllim që të arrini synimet tuaja të karrierës dhe për të mbajtur një ekuilibër të lumtur mes punës dhe jetës.