Udhëzime të thjeshta për jastëkët gjithmonë të pastër!
Sigurisht, është e rëndësishme që shpesh jastëkët dhe çarçafët t’i ndërroni, por jastëku duhet të lahet të paktën tri herë në vit.
Në këtë mënyrë, do të mundeni ta përdorni më gjatë.
Shumica e llojeve të jastëkëve mund të lahen në makinë, siç mund ta lexoni në udhëzimet që zakonisht qepen në mbulesë.
Studioni udhëzimin me kohë, sepse shenjat e udhëzimit mund të zbehen me kalimin e kohës.
Në varësi të madhësisë, zakonisht është mirë të fusni dy jastëkë në makinë – kur të mbushen me ujë, do të jenë të rëndë, prandaj është e rëndësishme të mbahet ekuilibri në kazan.
Aktivizoni një program të shkurtër larjeje dhe shpëlajini disa herë.
Sigurohuni që përdorni detergjent të lëngshëm dhe mos e teproni me sasinë e pluhurit.
Nëse keni një tharëse rrobash, aktivizojeni në temperaturën më të ulët dhe futni toptha për tharje.
Nëse nuk e keni, thajeni jastëkun në diell dhe rrotullojeni rregullisht, duke e rrafshuar me dorë në mënyrë që mbushja të shpërndahet në mënyrë të barabartë.
Për të hequr njollat e djersës, përdorni një përzierje të boraksit dhe detergjentit të përqendruar të larjes së enëve. Lëreni të qëndrojë për të paktën një orë, dhe nëse ato nuk zhduken pas shpëlarjes, përsëritni procedurën.