Ngjyrën e gjelbër do ta shihni kudo këtë sezon, kështu që bëhuni gati për trendin e ri.
Jeshilja e këtij sezoni nuk është pastel. Është një jeshile e guximshme, e egër, e pamundur për t’u shmangur në rrugë.
Një gjë është e sigurt, me një veshje në këtë ngjyrë nuk do të kaloni pa rënë në sy. Influencuesit e modës janë shfaqur, duke kombinuar të gjelbrën me trëndafila dhe aksesorë të tjerë. Por pasarelat e modës guxojnë më shumë.
Molly Goddard, i veshi modelet në të gjelbër bashkë me rozë ose të kuqe. Gucci ka stilime pak më delikate, me pantallona jeshile , bluzë të zezë dhe një çantë rozë pastel, që sidoqoftë tërheq të gjithë vëmendjen.