Si ndikon mungesa e gjumit në performancën tonë të stërvitjes

Life style

Si ndikon mungesa e gjumit në performancën tonë të stërvitjes

Më: 8 maj 2021 Në ora: 18:26
Foto ilustrim

Sipas një hulumtimi, mungesa e gjumit duket se ka një efekt negativ në performancën atletike, funksionin njohës, gjendjen shpirtërore dhe kohën e reagimit ndaj një pengese.

Shumica e tyre mund të shmangen nëse orët e duhura të gjumit bëhen përparësia juaj.

Si ndihmon gjumi në performancën atletike?

Studiuesit besojnë se gjumi i thellë ndihmon në përmirësimin e performancës atletike, sepse në këtë fazë çliron hormonin e rritjes, i cili stimulon rritjen dhe rikuperimin e muskujve, duke “ndërtuar” kocka të forta dhe duke djegur dhjamin.

Studimet tregojnë se privimi i gjumit ngadalëson çlirimin e hormonit të rritjes.

Gjumi është gjithashtu thelbësor për të mësuar një aftësi të re.

Sa orë gjumi kemi nevojë?

Ekspertët e gjumit rekomandojnë 7 -9 orë gjumë në ditë për të rriturit dhe 9 -10 orë për fëmijë dhe adoleshentë.

Ju mund të vlerësoni vetë nevojat tuaja duke bërë një eksperiment për disa javë: Nëse ju zë gjumi brenda 20 minutash nga rënia në shtrat dhe zgjoheni pa një orë me zile, ju ndoshta do të keni fjetur në përputhje me nevojat e trupit tuaj.

Nëse bini në gjumë menjëherë, por keni nevojë për ndihmën e një ore me zile për t’u ngritur mëngjesin tjetër, ka shumë të ngjarë që të keni nevojë për disa orë shtesë gjumë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat