Nëse dëshironi që t'i shndritni flokët pa efekte të dëmshme të ngjyrosjes, ekziston një mënyrë që këtë ta bëni vetë P reparatet e zakonshme për shndritje të flokëve zakonisht përmbajnë substanca kimike, të cilat dëmtojnë flokët. Jua sjellim recetën, të cilën mund ta bëni vetë, e me aplikim të thjeshtë, në mënyrë krejtësisht të shëndetshme do t'i shndritni flokët tuaj. Para se të filloni me trajtimin, kontrolloni në lëkurë të dorës se a jeni alergjike nga kanella. Nëse paraqitet ndonjë kruajtje, djegie apo skuqje assesi mos e përdorni këtë trajtim për shndritje të flokëve.
PROCEDURA
1. E përzini kanellën në formë pluhuri me balsamin tuaj për flokë në proporcion 1:1. Sasia e nevojshme varet nga gjatësia dhe dendësia e flokëve, por gjithsesi duhet që të jetë e mjaftueshme që t'i mbulojë flokët prej rrënjëve deri te skajet.
2. I lagni flokët dhe më pas ua hiqni ujin e tepërt, e më pas me kujdes, i mbështillni me peshqir për ta absorbuar tepricën e lagështisë.
3. Në mënyrë të barabartë e aplikoni përzierjen e balsamit dhe kanellës në flokë. Nëse ka nevojë përgatitni sasi shtesë, sepse në rast se nuk aplikoni mjaftueshëm, nuk do të ketë sukses shndritja. I krihni flokët gjatë procesit për t'u siguruar që të shpërndahet barabartë në flokë.
4. I mblidhni flokët, e vëni një kapelë për dush ose një qese të thjeshtë të plastikës dhe mbajeni gjatë tërë natës. Në mëngjes i lani dhe i thani flokët si zakonisht. nëse dëshironi që edhe më shumë t'i shndritni flokët, atëherë përsëritni procedurën sa herë që të dëshironi pa pasur frikë se do t'i dëmtoni flokët.