Ndoshta nuk na duhet shkenca për ta konfirmuar këtë, por ka studime që kanë arritur në përfundim se seksi është një nga faktorët kryesorë në suksesin e një marrëdhënieje afatgjatë. Sipas rregullit të jetës dëshira për seks zvogëlohet me kalimin e viteve, duke lënë mënjanë ngazëllimin erotik të herës së parë.
Sidomos pasi çiftet bëjnë shumë gabime në jetën e tyre seksuale me kalimin e kohës, siç është fakti që diskutojnë shumë rrallë për tema të tilla dhe e marrin çdo situatë si të mirëqenë. Sidoqoftë, psikoterapistja me famë botërore Tammy Nelson tha se shumë çifte planifikojnë “një takim si për herën e parë”, raporton abcnews.al
“Ideja është që pas një darke të këndshme, me qirinj dhe verë, të ktheheni në shtëpi dhe të jeni në krahët e njeri-tjetrit”, tha terapistja dhe autorja e bestsellerit “The Monogamy New”.
Ajo që ndodh zakonisht pas një darke dhe disa gotave verë nuk është ajo për të cilën çifti ëndërron. “Shumica e çifteve nuk duan asgjë më shumë sesa të shkojnë në shtrat,” tha ajo.
Çfarë sugjeron ajo? Atë që ajo e quan “spontanitet të programuar”. Dërgoni fëmijët diku dhe qëndroni në shtëpi vetëm.
“Kjo është një mënyrë shumë më e mirë për të realizuar fantazitë tuaja.”