Gjuha e trupit shpesh është shumë më ekspresive sesa bisedat jo koherente që vërshojnë nga sikleti, për sa kohë që dimë ta përdorim dhe, më e rëndësishmja, ta kontrollojmë. Këshillat e mëposhtme janë ideale për ata që duan t’i japin “fiksimit” një mesazh të qartë që e pëlqeni.
Komunikimi vizual
Nëse gjendeni përballë dikujt që ju shikon pak më shumë se normalisht apo dhe ka “harruar” vështrimin e tij mbi ju, me shumë gjasa mund t’i dukeni tërheqës ose interesant. E njëjta gjë vlen dhe për ju nëse veproni haptas, pa u përpjekur ta fshehni.
Buzëqeshja
Një fillim i shkëlqyer që personi të kuptojë që e pëlqeni është buzëqeshja. Nuk është rastësi që të porsalindurit kanë tendencë të imitojnë prindërit e tyre kur ata buzëqeshin pothuajse brenda dy ditësh nga lindja. “Vishni” në fytyrën tuaj një buzëqeshje të madhe dhe të ngrohtë ndërsa shikoni fiksimin në sy dhe jeni në rrugën e duhur.
Buzët
Një kafshim i lehtë i buzëve apo një kalim i gjuhës mbi buzë, është një shenjë e qartë tërheqëse. Sidoqoftë, nëse e ekzagjeroni do përfundoni duke dërguar mesazhin e gabuar kështu që kini kujdes.
Qëndrimi
Hapi më i thjeshtë në flirtim është mënyra se si qëndroni. Nëse trupi anon nga ai, tregon se keni interes. Një klik më shumë, nëse anoni pak përpara, gjithmonë drejt tij.