Kur të rritesh, kur të bëhesh më e madhe, kur jeta të të largojë nga unë dhe nuk do të mund të kujdesem më për ty, dëgjo diçka që do të të them:
Nëse të pëlqen një bluzë, e vesh, dhe nëse të pëlqen një fund, e vesh sërish.
Nëse dëshiron të presësh flokët, i pret, dhe nëse të pëlqen të grimohesh, trukohesh.
Nëse të pëlqen një këngë dhe e dëgjon, dhe nëse të pëlqen ta kërcesh, e kërcen.
Që askush të mos vijë kurrë të të tregojë se si të jetosh jetën tënde!
Nëse do të mund t’i jepja tri gjëra vajzës sime ato do të ishin: aftësia për të dashur veten dhe të dhënit gjithmonë vetes vetëvlerësim, forca për të ndjekur ëndrrat dhe aftësinë për të kuptuar se për të qenë e lumtur, thjesht duhet t’i pëlqejë vetja.