Si ndikon te një fëmijë mungesa e dashurisë dhe kujdesit nga babai?

Life style

Si ndikon te një fëmijë mungesa e dashurisë dhe kujdesit nga babai?

Më: 17 maj 2021 Në ora: 13:34
Ilustrim

Nuk është sekret se prindërit luajnë një rol thelbësor në zhvillimin e fëmijëve të tyre. Sipas gjetjeve të reja shkencore, injorimi i fëmijëve nga babai mund të ndikojë shumë negativisht te fëmijët.

Një studim i kohëve të fundit tregon se fëmijët që refuzohen nga baballarët e tyre kalojnë nëpër periudha të vështira jetësore. Dhe e kanë tepër të vështirë të formojnë miqësi me bashkëmoshatarët e tyre.

Hulumtimi i kryer në Universitetin e Pensilvanisë dhe i botuar në Revistën për të Rinj dhe Adoleshentë, hulumtoi nëse refuzimi prindëror mund të ketë një rezultat të rëndësishëm në gjëra të tilla si ankthi social dhe formimi i miqësive. Në studimin e tyre, studiuesit zbuluan se fëmijët që ishin refuzuar nga etërit e tyre kishin më shumë ankth shoqëror… Se sa fëmijët që kanë pasur kujdesin dhe dashurinë e pakufi të baballarëve.

Shkencëtarët gjithashtu zbuluan se ky ankth shoqëror e bënë  shumë më të vështirë për fëmijët që të formojnë  miqësi kuptimplote. Dhe të qëndrueshme se sa fëmijët që rriten në ambiente plot dashuri.

Si ndikon te një fëmijë mungesa e dashurisë dhe kujdesit nga babai?

“Ne kemi gjetur se refuzimi i babait parashikon rritje të ankthit social të adoleshentët dhe kjo ndikon që fëmijët në të ardhmen të jenë të vetmuar”. Kështu ka deklaruar drejtori i studimit Hio Wa” Grace “Mak për Daily Science.

“Kjo sugjeron që qëndrimet e refuzimit të baballarëve ndaj fëmijëve të tyre adoleshentë mund t’i bëjnë ata më të shqetësuar në lidhje me afrimin e situatave sociale. Gjë që lidhet më shumë me izolimin social dhe ndjenjat e vetmisë”.

Studimi është bazuar në të dhënat e mbi 687 familjeve. Familje me dy prindër që kishin fëmijë në shkollën e mesme. Në fund, ata zbuluan se refuzimi nga ana e nënës dhe babait definitivisht i bënë fëmijët të ndihen më të vetmuar. Në veçanti refuzimi i babait.

Autorët e studimit rekomandojnë që prindërit të gjejnë mënyra për të kaluar kohë me fëmijët e tyre. Dhe të shfaqin kujdesin që kanë ndaj tyre, sepse kjo mund të ndikojë shumë pozitivisht në personalitetin që do të kenë fëmijët.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat