Qentë shohin dhe mbajnë në mend gjithçka që bëni

Life style

Qentë shohin dhe mbajnë në mend gjithçka që bëni

Më: 19 maj 2021 Në ora: 22:59
Foto ilustrim

Një studim i ri zbulon se qentë mbajnë në mend gjithçka që bëjmë, madje edhe atë që nuk ka asnjë lidhje me ta

Claudia Fugaca, studiuese e sjelljes së kafshëve nga Hungaria, u përpoq të stërviste qentë për të bërë detyra të thjeshta, por të panjohura, të tilla si shikimi i asaj që ndodhet në shportë, vendosja e një putre në karrige dhe goditja në një ombrellë.

Njerëzit që i stërvitën ata thjesht vetëm i bënë të gjitha ato detyra para qenve të tyre.

Asnjë nga këto detyra nuk kishte një rezultat të vërtetë, dhe rastësia e tyre do të thoshte se ato nuk kishin ndonjë kuptim të lidhur.

Megjithatë, një orë pasi iu tregua ky aktivitet i çuditshëm, qentë mbajtën në mend secilin aktivitet tyre dhe i imituan ato, pavarësisht nga fakti se secila lëvizje ishte e rastësishme dhe nuk shoqërohej me një ëmbëlsirë apo shëtitje.

Çfarë do të thotë e gjithë kjo? Lëreni qenin tuaj t’ju shikojë dhe mbani mend çdo lëvizje tuajën, edhe kur nuk ka asnjë efekt tek ai. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat