Maska që Neps ju prezanton më poshtë është shumë efektive për të hequr qelizat e vdekura dhe për t’i dhënë shkëlqim lëkurës suaj.
Madje kjo maskë është shumë e ngjashme me maskën Casmara, trajtimin aq shumë të kërkuar por që ka një kosto të lartë.
Nëse lekët po i ruan për pushime dhe jo për maska të shtrenjta atëherë hidhi një sy propozimit më poshtë:
Do ju duhet:
1 tufë me majdanoz
½ lëng limoni
1 lugë gjelle mjaltë
1 lugë gjelle xhelatinë pluhur
½ gotë me ujë të nxehtë
1 lugë gjelle miell misri
Udhëzime:
Në një blender shtoni majdanozin, mjaltin, limonin, xhelatinën dhe ujin. Trazojini mirë.
Kalojeni masën në një tas dhe e përzieni mirë me një furçe të vogël.
Shtoni një lugë gjelle miell misri. Trazojeni mirë.
Tani aplikojeni maskën në të gjithë fytyrën duke e mbuluar tërësisht atë.
E lini të veprojë për 20 minuta dhe më pas e shpëlani me ujë të ngrohtë.
Fytyra juaj do të jetë e butë, e pastër dhe me shumë shkëlqim.