Kur i pyet njerëzit nga se kanë frikë, shfaqen disa përgjigje të zakonshme: të folurit në publik, gjilpërat, ngrohja globale, humbja e një të dashuri etj. Por nëse hedhim një vështrim nëpër filma apo rrjete sociale, do të mendonit se të gjithë janë të tmerruar nga peshkaqenët, kukullat dhe kllounët.
Frika ndaj kllounëve, e quajtur coulrophobia mund të jetë një frikë shqetësuese.
Simptomat
Studiuesit kanë zbuluar se portretizimi i kllounëve si personazhe të tmerrshëm dhe negativë ka kontribuar drejtpërdrejt në rritjen e rasteve të frikës intensive dhe fobisë ndaj kllounëve. Duhet të sqarojmë se frika kur shihni një film të frikshëm me klloun është shumë ndryshe nga fobia. Në rastin e parë, emocionet e forta zgjasin maksimumi sa zgjat filmi.
Simptomat përfshijnë:
- ankth
- panik
- djersitje
- gojë e thatë
- dridhje
- vështirësi në frymëmarrje
- rrahje të forta të zemrës
- emocione të forta, si të bërtitura, të qara, zemërim etj
Çfarë e shkakton këtë fobi
Fobitë shpesh vijnë nga një larmi burimesh - zakonisht një ngjarje thellësisht traumatike dhe e frikshme. Disa shkaqe të mundshme janë:
- Filmat e frikshëm
- Përvoja traumatike
- Fobi e mësuar (ka më pak të ngjarë të ndodhë dhe i referohet një fobie që krijohet si pasojë e faktit që dikush tjetër pranë jush e përjeton)
Kjo fobi mund të trajtohet përmes psikoterapisë, meditimit ose medikamenteve qetësuese.