Gruaja më e vjetër që është bërë nënë lindi në moshën 74 vjeçare. Studimet kanë treguar se mosha mesatare për t’u bërë prindër është rritur ndjeshëm gjatë viteve të fundit. Ndërsa vonesa e lindjes së një fëmije i është atribuuar financave dhe dëshirës për karrierë, ekspertët zbuluan se koeficienti i inteligjencës së fëmijës mund të ndikohet nëse nëna ose babai janë më të pjekur në moshë.
Prindërit luajnë një rol të madh në inteligjencën e fëmijëve të tyre.
Një pjesë e intelektit të dikujt është e trashëgueshme. Sidoqoftë, studimet e fundit zbuluan se mosha e një prindi ka një efekt të rëndësishëm në inteligjencën njohëse të fëmijëve. Kur një prind është dukshëm më i moshuar ka gjasa për një zhvillim të mirë intelektual dhe performancë më të mirë në shkollë.
Mosha e prindërve ndikon në mirëqenien fizike të një fëmije.
Ekspertët kanë zbuluar se sa më e vjetër të jetë nëna, aq më pak gjasa ka që fëmija të vuajë nga lëndime ose shtrime në spital. Një studim ka treguar se fëmijët e lindur nga prindër më të vjetër kanë më shumë gjasa të bëjnë një jetë më të shëndetshme sepse ata kanë mutacione që mbrojnë ADN-në.
Prindërit kanë një ndikim të madh në shëndetin mendor të fëmijëve të tyre.
Një studim zbuloi se kur prindërit kanë mosha më të mëdha dhe fëmija përballet me vështirësi që në moshë të vogël, kjo ndikon në shëndetin mendor dhe mirëqenien e tyre.
Mosha e prindit mund të jetë faktor në jetën shoqërore të fëmijës.
Dikush mund të supozojë që të kesh një prind më të moshuar e bën jetën e fëmijës më të vështirë nga ana shoqërore. Sidoqoftë, studimet thonë ndryshe dhe tregojnë se fëmijët me prindër të moshuar sillen më mirë dhe paraqesin më pak probleme në krahasim me moshatarët e tyre.