Për të përgatitur rimelin vet në shtëpi, iu duhen vetëm 2 produkte

Life style

Për të përgatitur rimelin vet në shtëpi, iu duhen vetëm 2 produkte

Më: 26 maj 2021 Në ora: 15:10
Foto ilustrim

E thjeshtë fare dhe vetëm me dy përbërës.

Përdorimi i rimelit duket të jetë një dëshirë e përjetshme femërore për të theksuar qerpikët dhe për ta bërë më zhbirilues shikimin.

Para se të mësoni se si të përgatisni vetë një rimel, është e rëndësishme të dini që zgjedhja e këtij produkti është themelore për shëndetin e syve.

Për të përgatitur një maskara në shtëpi duhet të përdorni vaj aloe vera dhe karbon aktiv (qymyr organik) që gjendet në farmaci. Metoda është e thjeshtë:

1.Vendosni në një tas rreth gjysmë kapsule karbon aktiv dhe gjysmë lugë kafeje aloe vera.

2.Pasi të keni përzier mirë përbërësit aplikojeni rimelin në qerpikë me një furçë për rimel.

3.Është mirë që të mos i lëvizni qerpikët për pak në mënyrë që të mos njollosni sytë. Zakonisht, këto rimele të bëra në shtëpi ruhen në frigorifer, në një enë hermetike. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat