Fëmijët, 10 rregulla të thjeshta për t’i vënë në gjumë

Life style

Fëmijët, 10 rregulla të thjeshta për t’i vënë në gjumë

Më: 26 maj 2021 Në ora: 16:42
Ilustrim

“Fëmijët flenë pak dhe keq!”. Ky është paralajmërimi që vjen nga pediatrit. Motivet më të shpeshta lidhen me periudhën e përgatitjes për të fjetur. Situata komplikohet edhe më tepër në periudhën e adoleshencës kur një pjesë të kohës së gjumit i dedikohet diskotekës apo kompjuterit. Një trup jo i ngopur me gjumë, ndikon në sjelljen tonë gjatë ditës. Gjithsesi për t’u kthyer tek fëmijët e vegjël, nga specialistët këshillohen disa hapa të thjeshtë të cilët ndihmojnë për një gjumë të qetë dhe më të gjatë. Më poshtë ju paraqesim 10 rregulla sipas të cilat prindërit mund të vënë në gjumë fëmijët e tyre.

Të darkoni në një orar të përcaktuar pa i dhënë fëmijës shumë lëngje

Evitoni që gjatë pasdites apo darkës t’i jepni fëmijës suaj produkte farmaceutike, ushqime apo lëngje që përmbajnë kafeinë apo teofilinë (coca-cola, çokollatë, kafe, çaj).

I bëni banjë para se të hajë darkën dhe jo më pas. Për disa fëmijë dushi para konsumimit të darkës mund të jetë me të vërtetë irrituese.

Mos lejoni që fëmijët tuaj të luajnë me lodrat e tyre gjatë orëve të pasdites së vonë. Kjo gjë mund të sjellë acarim të fëmijës.

Evitoni fjetjen e shpeshtë dhe të gjatë të fëmijës suaj gjatë ditës.

Mbani fikse oraret e fjetjes dhe zgjimit.

Krijoni një ritual të fjetjes (përshëndesni lodrat, tregoni një përrallë, këndoni një ninullë etj).

Ndihmoni fëmijën që të krijojë lidhjen midis gjumit dhe shtratit. Ai duhet të mësohet që të flejë vetëm, mundësisht gjithmonë në krevatin e tij dhe me thuajse të njëjtat kushte. Evitoni në maksimum që ta zërë gjumi në krahët tuaj.

Nëse fëmija është i irrituar, qëndroni me të derisa të qetësohet, por gjithmonë duke u larguar nga dhoma para se ta ketë zënë gjumi.

Nëse fillon të qajë gjatë natës, është mirë që të mos i shkoni menjëherë pranë shtratit. Prisni një ose dy minuta dhe pastaj shkoni ta qetësoni gjithmonë në dhomën e tij. Qëndroni sa më pak të jetë e mundur dhe pastaj largohuni. Nëse fillon të qajë sërish, atëherë prisni pak më gjatë se herën e parë (nga dy në pesë minuta) dhe pastaj paraqituni në dhomën e fëmijës. Gjithmonë kini parasysh që fëmija duhet ta zërë gjumi vetë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat